Hidromorava

Bima, që është shpallur si e shenjtë, shëron pothuajse gjithçka

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjithçka, që është krijuar në këtë botë, është krijuar për njeriun, edhe sherbela, që është një nga bimët më të shëndetshme në botë. Mjekët e vjetër antikë me sherbelën kanë shëruar gjakderdhjen, gripin, gurët në veshka, por edhe ciklin e parregullt menstrual.

Është përdorur për shërimin e pothuajse të gjitha sëmundjeve dhe ka marrë statusin si bimë e shenjtë. Ka efekt shërues, pastron gjakun, stimulon hedhjen e mukozës nga organet respiratore, si dhe ju ndihmon ta ktheni oreksin.

Te diabeti sugjerohet përzierja e sherbelës dhe mijëgjethëses. Sherbela ndihmon te inflamacionet dhe është e shkëlqyeshme në shërimin e inflamacioneve të fytit dhe bajameve. Mënyra më e mirë e aplikimit të sherbelës në këto raste është shpëlarja me çajin nga sherbela. Ndihmon në shërimin e reumatizmit, gihtit dhe çrregullimeve nervore.

Uji Dea

Çaji nga sherbela, nëse e konsumoni rregullisht, forcon organizmin, parandalon pikën në tru dhe ndihmon e paraliza. Disa mjekë e përdorin edhe te ngërçet. Ata sugjerojnë që për çdo ditë të konsumoni dy gota me këtë çaj. Ky çaj ndikon kundër sëmundjeve të mëlçisë, pakëson fryrjet dhe largon problemet me zorrë. Mund ta përgatisni duke derdhur 2 dl ujë sipër 1-2 lugë sherbelë dhe e lini të qëndrojë për 10 minuta.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.