Eko Higjiena

Bill Gates nuk i lë fëmijët e tij të përdorin produktet e Apple

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Bill Gates është një njeri i pasur. Nëse ai do të donte, tre fëmijëve të tij mund t’iu blinte sa të donin iPad-ë dhe laptopë Mac. Por jo, sepse bashkëthemeluesi i Microsft ka ndaluar përdorimin e produkteve të Apple.

Melinda Gates, gruaja e Bill, ka rikonfirmuar përkushtimin e gjatë të familjes për të mos lejuar pajisje të Apple në shtëpinë e tyre në një emision në Radio 4 në Britaninë e Madhe, raporton gazeta angleze The Telegraph. Gates kërkon që fëmijët e tij të mbajnë produktet e Microsoft, siç është Windows Phone 8 në vend të iPhone, apo Zune në vend të një iPod.

Eco Higjiena

“Pasuria e familjes sonë erdhi nga Microsoft, prandaj pse duhet të investojmë në një konkurrent?”, u shpreh ajo në intervistë.

Ndërkohë që Bill Gates mund të dojë të mbështesë kompaninë që ai e ka udhëhequr për dekada, sigurisht ka një ndikim mediatik që ai kërkon ta shmangë.