ARKATANA

“Bill Gates më fyeu rëndë! Me duart në xhep kur më takoi”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vende të tjera, kultura dhe tradita të tjera. Kjo shprehje duket se vlen të përdoret, teksa opinioni publik amerikan është vënë në përpjekje të komentojë “incidentin” e ndodhur mes manjatit Bill Gates dhe presidentes së Koresë së Jugut. Në dukje një gjest i thjeshtë, ai ka shkaktuar një rritim mjaft të madh në këtë vend.

Kështu, kreu i Microsoft-it teksa i ka dhënë dorën lideres koreane, Park Geun-Hye, gjatë një takimi, dorën tjetër e ka mbajtur në xhep. Duke bërë që kjo të ndihet mjaft e fyer dhe akuzuar madje njeriun e pasur me famë botërore për injorim.

Kujtojmë se në kulturën e vendit të saj, dhe pothuajse të gjithë Azisë, të mbash një dorë në xhep teksa takon dikë, konsiderohet si një gjest tejet fyes.

ARKATANA

Për një arsye të tillë, 57-vjeçari Bill Gates, është vënë në qendër të polemikave në Korenë e Jugut.

Disa media sugjerojnë madje se gjesti i Gates ishte i qëllimshëm, duke treguar politikën e tij mbi një mungesë respekti për partinë qeverisëse të Koresë.

“Dallim kulturor apo sjellje e keqe?!”, “Shtrëngim duarsh apo vrazhdësi?!”, etj, kanë qenë disa nga titujt kryesorë të gazetave koreane, të cilat kanë zënë faqet e para të shtypit në këtë vend. Mesa duket, shumë të fyer nga gjesti i Bill Gates.(noa)