FIDANISHTJA

Bill Clinton ritakohet me Bill Clinton pas 14 vitesh

/ 2 minuta lexim
KV

Ishte viti 1998, kur Bill Clinton vizitoi për herë të parë Afrikën, ndërsa në Ugandë, për nder të vizitës së presidentit të SHBA të asaj kohe, një familje i vuri emrin djalit të sapolindur Bill Clinton.

Ndërkohë që presidenti amerikan i asaj kohe sapo mbërriti në atë zonë, mbajti në krahët e tij fëmijën e sapolindur, i cili peshonte vetëm pak kilogramë, raporton noa.

Para 14-vitesh, fëmija morri emrin e Bill Clinton pasi lindi në të njëjtin muaj në të cilin ka lindur edhe ish-presidenti amerikan.

U takuan në të njëjtin vend, pas 14 vitesh, tashmë Bill Clinton nuk është më presidenti i SHBA, ndërsa Bill Clinton i ri është një adoleshent, 14-vjeçar.

FITORJA

Emri i plotë i djalit është Master Bill Clinton Kaligani.

Për të përqafuar sërish ish-presidentin e SHBA, 14-vjeçari është transportuar në Entebbe, në Ugandë së bashku me nënën e tij dhe për të ky ishte udhëtimi i parë me avion.
Ish presidenti Bill Clinton dhe Bill Clinton i ri kanë drekuar së bashku dhe adoleshenti i ka rrëfyer ish-presidentit dëshirën për t’u bërë mjek.

Ndërsa nëna e djalit, Betty Namugosa i ka treguar medias entuziazmin: “Presidenti ka premtuar se do të kujdeset për djalin tim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.