UBT

Bilalli, fitues i “Adem Jasharit”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Boksieri nga Shqipëria, Asmer Bilalli është fitues i turneut ndërkombëtar të boksit ‘Adem Jashari, i cili është organizuar për të pesëmbëdhjetën herë me radhë nga Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK).

Boksieri shqiptar, Asmer Bilalli ka fituar trofeun kryesor të turneut të 15-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, që u mbajt të shtunën në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, në praninë e rreth 2.000 shikuesve.

Bilalli, i cili në finale mundi Bojan Ristevski e Maqedonisë, pos trofeut i takuan edhe 500 euro si fitues i turneut prestigjioz, i cili u shpreh i lumtur që ngadhënjeu në këtë ngjarje të madhe të boksit.

Hidromorava

Kurse, boksieri më fair –play i këtij turneu është zgjedhur boksier kosovar, Liridon Zeqiri. Kurse, epiteti i boksierit më teknik i ka takuar boksierit nga Mali i Zi, Marko Radoviq.

Ndërsa, çifti më luftarak është zgjedhur ai ndërmjet Alban Bërmeta nga Shqipëria dhe Zeko Aliash nga Sllovenia.

Në këtë turne, i cili është zhvilluar për dy ditë me radhë në Prishtinë dhe Gjilan, pjesëmarrës ishin boksier nga dhjetë vende të ndryshme të botës.