Bilall Maliqi fitues i çmimit të parë “Fadil Bekteshi” në Kumanovë

Në orën letrare morën pjesë dhe lexuan poetë nga të gjitha trojet shqiptare. Nga juria profesionale:Sherif Selimi, Adriartik Zeqiri dhbe Istref Haxhillari, çmimi i parë “Fadil Bekteshi” iu nda shkrimtarit nga Presheva, Bilall Maliqi. Çmimin e dytë, poeteshës nga Shqipëria, Gerta Bandilli. Çmimin e tretë, poetit, Daim Ilazi nga Tetova.
Në qytetin e Kumanovës, për nderë të 11 marsit- ditës së demonstratave të “81, u mbajt Manifestimi Tradicional Poetik “Takimet Poetike të Karadakut, Edicioni i 30 –të, organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve Jehona e Karadakut.
Në kuadër të Manifestimit ishte edhe Akademia Solemne me rastin e 30 vjetorit të Manifestimit, ku u ndan çmime, mirënjohje, plaketa, pati edhe pika muzikore etj.
Në pjesën e dytë të Manifestimit u mbajt ora e madhe letrare e cila ishte e karakterit garues ku nga juria profesionale u ndan tre çmime.
Në orën letrare morën pjesë dhe lexuan poetë nga të gjitha trojet shqiptare.
Nga juria profesionale:Sherif Selimi, Adriartik Zeqiri dhbe Istref Haxhillari, çmimi i parë “Fadil Bekteshi” iu nda shkrimtarit nga Presheva, Bilall Maliqi.
Çmimin e dytë, poeteshës nga Shqipëria, Gerta Bandilli
Çmimin e tretë, poetit, Daim Ilazi nga Tetova.