FIDANISHTJA

BIK-u i trishtuar nga sjellja vandale e serbit që demoloi kupolën e xhamisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një serb ka marrë guximin dhe ka demoluar kupolën e xhamisë në Velekincë të Gjilanit. Bashkësia Islame e Gjilanit e quan akt vandal dhe të panjohur ndonjëherë. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare tha për rajonipress Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan.

Një serb është treguar guximtar dhe ka marrë guximin që të hyp në minaren e xhamisë në Velekincë ku edhe e ka demoluar kupolën e saj.

Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se serbi është i lindur në vitin 1981 dhe ai për momentin ndodhet në Spitalin e Gjilanit.

Hidromorava

Veprimin e këtij serbi pos qytetarëve të revoltuar të Velekincës e ka dënuar edhe BIK-u në Gjilan.

Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha për rajonipress se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen. “Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare” tha Aliu.

Aliu tha se policia e Kosovës dh Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin në mënyrë që ky gjest mos të politizohet sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve” tha Aliu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.