Fundamenti

BIK-u është jashtë kontrollit!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli, ka thënë se udhëheqësja e BIK-ut me qëllim nuk po pranon të bëjë reforma brenda BIK-ut. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ata po frikësohen se po i humbin postet dhe privilegjet që i gëzojnë, duke qëndruar në këto poste.

“Nuk ka gatishmëri prej kësaj udhëheqje aktuale konkretisht prej z. Tërnava. Ai me një klan të caktuar aty prej katër a pesë vetash ka bllokuar këtë çështje dhe nuk lejon të bëhen ndryshime në aspektin pozitiv”, ka thënë Bilalli.

RCCOLA

Në një intervistë për “Tribunën”, Bilalli ka deklaruar se grupi i Naim Tërnavës po vazhdon ta mbajë të izoluar BIK-un, pasi, sipas tij, ky institucion nuk i jep askujt llogari, por punon sipas interesave të disa personave.

Sipas tij, BIK-u që 14 vjet nuk ka asnjë statut juridik por punon me një Kushtetutë të kohës moniste. Ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit që të ndërhyjnë duke mundësuar reformimin e këtij institucioni fetar.(Tribuna)