Big Mama tregon se si është dobësuar

Këngëtarja Big Mama e cila veten e quan ‘Show Girl’ është femra për të cilën pos sukseseve flitet edhe për shtuarjen dhe rënjen e saj në peshë.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Express Rozë’ ku iu përgjigj shumë pyetjeve, disa prej të cilave preknin ‘pikën e dobët’ të saj rreth peshës, transmeton lajmi.net.
Big Mama tregon se si gjithmonë ka qenë fëmijë i shëndoshë, gjithashtu flet rreth rënies në peshë dhe vështirësive që ka pasur gjatë operacionit 8 orësh, ku edhe i ka hequr pjesën e tepruar që i ka ngel nga dobësimi.
“Një periudhë bëra një dietë rigoroze, ku une gati dy vite nuk hengra as buke as ëmbelsirë. Dy vite kam ngrëne mish edhe sallatë”, tregon Bigi.