Eko Higjiena

Big Mama pëson aksident, vdes shoqëruesi i saj

/ 1 minutë lexim

Strugë – Një djalë rreth moshës 28 vjeçare është mbytur sot pas orës 18:00 në Strugë, afër plazhit Konak. Sipas asaj që shkruajnë mediet maqedonase, transmeton Tema, i vdekuri është shok i ngushtë i këngëtares Big Mama, ndërsa mediet e tjera shkruajnë se ai ka qenë i dashuri i saj.

Sipas dëshmitarëve që kanë parë incidentin, skuteri ku kanë qenë i mbyturi 28 vjeçar dhe Big Mama është rrëzuar, kurse djaloshi është përplasur me kokë. Ai ka humbur ndjenjat dhe është mbytur në liqen. Forcat e shpëtimit e kanë nxjerrë, por ai ndërroi jetë në spitalin e qytetit.

KKVITI

Big Mama nuk ka pësuar lëndime, por ndodhet në spitalin e Strugës për shkak se ka përjetuar një shok.

Sipas disa medieve maqedonase, 28 vjeçari jo zyrtarisht mësohet se quhet Lirim dhe është nga fshati Dobrosht i Tetovës.