Fundamenti

Biffar i OSBE-së e uron Halitin, dhuratë një torte

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ceremoninë e dhënies së betimit të kryetarit të Vitisë ishin të pranishëm pos përfaqësuesve nga MAPL, edhe drejtori i OSBE-së Ulrich Biffar. Ai e urojë Halitin për detyrën e re dhe në shenj përkrahje e respekti për punën e re i dhurojë një torte.

Ulrich Biffar drejtor regjional i OSBE-së njihet për principet e tij dhe për përkrahjen që ua jep institucioneve të Anamoravës.

Ai këtë përkrahje nuk nguroj ta bëjë as të premten me rastin e betimit të kryetarit të Vitisë Sokol Haliti.

RCCOLA

Biffar udhëheqësi i Zyrës rajonale të OSBE-së duke marrë fjalën përshëndetëse tha se kjo pamje impresive e të pranishmëve këtu në sallë, dëshmon se sa janë të përkushtuar qytetarët për ngjarje të rëndësishme siç është kjo. “Ne do të jemi afër jush dhe të vazhdojmë me mbështetjen tonë për udhëheqjen e re komunale të Vitisë”, tha Biffar.

Biffar për ta uruar Halitin ishte kujdesur që atij t`ia sjell si dhuratë një torte. “Ky moment don çaste gëzimi dhe ju e meritoni këtë dhuratë nga ne” tha Biffar./rajonipress/