ARKATANA

Bien dërgesat e mërgimtarëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Dy vendet e para janë Gjermania dhe Zvicra që dominojnë me rreth 60 për qind të remitencave

Kontributi i mërgimtarëve në ekonominë kosovare vazhdon të mbetët burim i rëndësishëm i zhvillimit dhe mirëqenies sociale. Dërgesat që diaspora kosovare dërgon në vendlindje shënojnë një shifër mbi 500 milionë euro në vit, duke qenë në kontinuitet përcaktuesi themelor i mirëqenies sociale në Kosovë.

Megjithatë, siç raporton RTK-radio, dërgesat e mërgimtarëve gjatë tre mujorit të parë kanë qenë mbi 6 milionë euro të ulëta në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti të kaluar.

Bedri Zymeri është udhëheqës i divizionit të bilancit të pagesave në Bankën Qendrore të Kosovës. “Në bazë të vlerësimeve tona për tremujorin e parë të vitit 2012, të hyrat nga remitencat kanë qenë rreth 120 milionë euro, në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi pasur 126 milionë, pra rreth 6 milionë më pak”, ka thënë Zymeri.

Mobi Casa

Ai këtë ulje të remitencave e krahason edhe me krizën financiare që mund të ketë ndikuar në një pjesë të mërgimtare. Udhëheqësi i divizionit të pagesave tha se në të hyrat e ndërkombëtarëve nuk ja në regjistruar ato që vijnë nga Afganistani, edhe pse ato, si tha ai, arrijnë në rreth 20 milionë euro dhe regjistrohen si të hyra.

Ndërsa drejtori i Institutit Gap, Agron Demi thotë se dy vendet e para janë Gjermania dhe Zvicra, me pjesëmarrje rreth 60 për qind të remitencave. “Këto dy shtete për momentin nuk janë duke u përballë me krizë dhe nuk pritet që Kosova të goditet sikurse Shqipëria”, tha Demi. Në vitin 2011 remitencat në Kosovë kanë arritur në 585 milionë euro.

Edhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka dhënë vlerësime shumë optimiste për mërgatën kosovare. Ai ka thënë se diaspora ka qenë promotor i të gjitha zhvillimeve historike në Kosovë edhe para luftës, edhe gjatë luftës më bërjen dhe financimin e saj, ndërsa tash me zhvillimin e Kosovës dhe ngritjen e mirëqenies sociale të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.