Bie nga kati i dytë, humb jetën 48-vjeçarja

Një 48-vjeçare ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Viktima është Sh. Rosa, e cila mësohet se ka rënë aksidentalisht nga pallati.
Ngjarja ka ndodhur një pallat në rrugën “Artan Lenja” në kryeqytet.
Policia ka nisur hetimet dhe ka marrë deklarimet e familjarëve të gruas, nga ku rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale./Indeksonline/