GRANDEMALL

Bie çmimi i prodhimeve bujqësore vendore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thotë se indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për -6.4% gjatë tre mujorit të katër të vitit 2015, krahasuar periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2015 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-6.8%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kurs3e, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-6.0%) në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
“Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet e tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

FITORJA

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe pr odhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në një komunikatë të ASK-së./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.