FIDANISHTJA

Biblioteka ngjyrohet me simbole naziste

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vandalizmi dhe shkarravinat po ia prishin imazhin. Në pjesën e prapme janë disa shkarravina të cilat i kanë dhënë një pamje të shëmtuar objektit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Mbishkrime të tilla me ngjyrë të kuqe ku shkruan se “nazistët nuk kanë vdekur” apo Euer Hass ist Unser Stolz (Urrejtja juaj është krenaria jonë) gjenden përreth objektit në qendër të kryeqytetit, përderisa askush nuk e di se prej nga kanë ardhur e kur kanë marrë formë aty. Nuk duken si vepra arti, por si formë revolte për një kauzë të çuditshme.

Mobi Casa

Sipas sociologut Artan Muhaxhiri, gjestet dhe shprehjet e tilla simbolike mund të lidhen me përfaqësues të subkulturave të ndryshme që kanë për qëllim të bëhen të dukshëm në sferën publike dhe në vende ku ka frekuentim të madh. “Ky gjest e cenon integritetin e një objekti siç është Biblioteka, por autorët e grafiteve të tilla nuk e shohin si cenim veprimin, por si një hapësirë të përshtatshme për ta promovuar vetveten.

Këto gjëra të zakonshme ndodhin në tërë botën, e nëse nuk ndodhin shumë shpesh nuk është problem. Në masë më të shpeshtë kjo do të kthehej në çështje shqetësuese” pohon Muhaxhiri.
Ai po ashtu ka thënë se ky gjest mund të jetë edhe një shprehje e një gjendjeje të një personi i cili nuk i ka menduar pasojat…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.