Eko Higjiena

Biblioteka “Fan S. Noli” pranon pajisje teknologjike për digjitalizim, donacion i Led-Com

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli” ka pranuar sot një donacion me pajisje teknologjike për digjitalizim nga kompania Led-Com, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari Alban Hyseni e kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku.

Gjatë ceremonisë së pranimit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka falënderuar kompaninë Led-Com, duke thënë se ky donacion është i mirëseardhur për realizimin e projektit për digjitalizimin e bibliotekës.

“Biblioteka e Gjilanit është më e mira në Kosovë, por funksionalizimi i brendshëm ka pasur nevojë për një lloj përditësimi. Ne e kemi bërë një listë të pajisjeve sipas kërkesës të drejtorit të bibliotekës, të njëjtën e kemi përcjellë tek donatori, i cili na ka sjell në afat rekord. Këto pajisje do të funksionalizohen shumë shpejt e bashkë me to do të ecim tutje në përditësimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës këtu”, ka deklaruar kryetari Hyseni.

Mobi Casa

Ai shtoi se për herë të parë pas vitit 2017, Komuna ka ndarë sivjet 10 mijë euro për blerjen e librave.

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës “Fan S. Noli”, Qazim Azizi, ka thënë se po punohet tash e një vit që të bëhet digjitalizimi në trekëndëshin libri, lexuesi dhe vetë biblioteka.

“Jemi biblioteka e parë që po e bëjmë një hap ndryshe që nga regjistrimi në formë letre të kalojmë në atë digjital etj”, ka thënë Azizi.
Përfaqësuesi i kompanisë Led-Com, Refik Ramadani, tha se duke e ditur faktin se po jetojmë në një shekull digjital, që çdo gjë bëhet përmes teknologjisë, me të marrë kërkesën nga kjo bibliotekë, kanë ofruar këtë donacion, duke shpresuar që do të përdoren në mënyrën më të mirë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.