UBT

Biblioteka e reflekton identitetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Biblioteka e qytetit është shenja më e madhe kulturore për Gjilanin ka thënë Salih Bashota.

“Biblioteka e qytetit është njëri nga objektet që reflekton në identitetin e Gjilanit dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që i është dhënë prioritet ndërtimit të saj”.Kështu tha Qemajl Mustafa gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve,të Bibliotekës së qytetit së bashku me Samuel Zbogar dhe Salih Bashotën.

Mustafa tha se biblioteka e qytetit është projekt kapital për Gjilanin dhe në të ardhmen do të jetë pjesë e madhe dhe e rëndësishme edhe e identitetit të Bashkimit Evropian. Mustafa është shprehur se kjo bibliotekë do të jetë edhe universitare për shkak se Gjilani tashmë po bëhet gati për hapjen e Universitetit dhe do të shfrytëzohet edhe nga studentët e Kosovës Lindore dhe të Kumanovës.

KKVITI

Kurse, Salih Bashota drejtor i bibliotekës kombëtare në Prishtinë tha se sot janë të lumtura të gjitha bibliotekat e Kosovës.”Biblioteka është shenja më e madhe kulturore për Gjilanin dhe ne do ta përkrahim e ndihmojmë në të gjitha aspektet”tha Bashota.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar i cili edhe është donator i ndërtimit të Bibliotekës në vlerë të mbi 2 milion eurove ka thënë se Kosova ka një thesar të madh e që shumë shtete evropiane nuk e kanë .”Ju e keni rininë e shëndoshë dhe mbetet sfidë dhe detyrë që kjo energji e të rinjve të orientohet drejt” tha ai. Biblioteka është vendi ku të rinjtë e gjejnë të ardhmen e tyre dhe realisht ky projekt është më i miri që ka zgjedhur Bashkimi Evropian.

Drejtori i Bibliotekës, Shefki Osmani tha se për Gjilanin kjo është dita më e rëndësishme.”Ne me të drejtë po e quajmë bukuroshe e qytetit sepse ky objekt do të jetë njëri nga bibliotekat më moderne në Kosovë” shtoj Osmani./rajonipress/