Fundamenti

Biblioteka e qytetit të mbajë emrin e Beqir Musliut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Poet,shkrimtar,gazetarë,dhe familjar e kanë përkujtuar ditëlindjen e Beqir Musliut njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të letrave shqipe.

Beqir Musliu ka lindur në vitin 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Në ditëlindjen e tij është përkujtuar e nderuar njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyera dhe i ka dhënë kuptim dhe avancim krijimtarisë së Anamoravës dhe më gjerë.

Sabit Rrustemi nga Ars Club “Beqir Musliu” ka thënë se Beqir Musliu do të jetë i pranishëm kudo dhe kurdoherë sepse veprat e tij janë të pavdekshme. Rrustemi ka thënë se monografia më e mirë e Gjilanit gjendet në shkrimet e Beqir Musliut.

Rrustemi tha se nëse mendohet të nderohet vepra dhe krijimtaria e Beqir Musliut, atëherë këtë më së miri mund ta bëjnë me vendosjen e emrit të Bibliotekës së qytetit e cila po ndërtohet tash së fundit. Rrustemi akoma nuk ka hequr dorë nga botimi i dorëshkrimeve të Beqir Musliut,por tha se ato marrin kohë.

ARKATANA

Edhe profesor Faik Shkodra tha se “Beqa ynë” ishte një krijues që nuk donte të ishte peng i askujt. “Ai jetoj e shkroi ashtu siç deshi vet dhe nuk u gjunjëzua para asnjë sfide e pushteti” tha Shkodra.

Edhe, Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu ka thënë se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për 13 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe. Sabedini ka shtuar se institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe më seriozisht ta trajtojnë tërë atë kontribut që “Beqa i madh” e ka dhënë për letërsinë shqipe e në veçanti për rajonin e Anamoravës .

Ndryshe asnjë zyrtar komunal apo përgjegjës nga drejtoria e kulturës nuk e ka parë të udhës që të vendos kurora lulesh tek varri i Beqir Musliut.

Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.