UBT

Biblioteka e qytetit shpallë më të mirët e vitit 2012

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Biblioteka “Fan Noli “ në Gjilan ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2012. Kështu tek sektori për fëmijë dhe të rinj është zgjedhur më i miri Albes Këqiku, sektori shkencor Zelihe Haliti, sektori i huazimit Nezir Beqiri, Merita Shabiu dhe Fehime Rexhepi nga Zhegra. Libri më i lexuar është përzgjedhur “Ëndrra e papërfunduar e një gruaje” e Brunillda Zllami dhe “Beni ecën vetë” i Kiqo Blushit në sektorin për të vegjël.

Biblioteka e qytetit “Fan Noli” në Gjilan në një ceremoni festive ku merrte pjese dhe drejtori i kulturës Veton Nevzati ka përzgjedhur më të mirët për vitin 2012 në kategorinë për të rritur dhe të rinj.

Shefki Osmani drejtor i Bibliotekës tha se këtë vit kjo bibliotekë ka shënuar rezultatet më të mira që nga themelimi i saj duke pasuruar fondin librar me rreth 5230 ekzemplarë – botime të reja. Në këtë vit gjithashtu kemi shënuar numrin rekord të anëtarëve të regjistruar që përfshinë 5019 lexues të cilët kanë huazuar 48942 libra tha Osmani.

Sipas Osmanit numri i lexuesve dhe librave të lexuara është rritur për rreth 20 % krahasuar me vitin paraprak. Kurse Veton Nevzati drejtor për kulturë, rini e sport tha se Biblioteka e Gjilanit padyshim që po shënon rezultate dhe avancim të vlerave . “Biblioteka po pasurohet dhe ne po e ndihmojmë me mundësitë tona buxhetore duke pasur për bazë që ky institucion kulturor është në shërbim të njerëzve të dijes dhe të atyre që e duan dhe jetojnë me librin” tha Nevzati.

Fundamenti

Ndërkaq Biblioteka ka shpallur edhe më të mirët e vitit 2012 duke bërë përzgjedhjen e librit më të lexuar për të rritur dhe fëmijë për vitin 2012 si dhe shpalljen e lexuesit më të mirë për të rritur dhe fëmijë, i cili është bërë nga komisioni Mukadeze Behluli, Lumturie Këqiku dhe Arta Këqiku.

Kështu tek sektori për fëmijë dhe të rinj është zgjedhur më i miri Albes Këqiku, sektori shkencor Zelihe Haliti, sektori i huazimit Nezir Beqiri, Merita Shabiu dhe Fehime Rexhepi nga Zhegra.

Libri më i lexuar është përzgjedhur “Ëndrra e papërfunduar e një gruaje” e Brunillda Zllami dhe “Beni ecën vetë” i Kiqo Blushit në sektorin për të vegjël./rajonipress/