GRANDEMALL

Biblioteka e Gjilanit shpall lexuesit e dalluar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Duke e vijuar një traditë të kahershme, edhe sivjet Biblioteka ‘Fan Noli’ në Gjilan, ka shpallur lexuesit e dalluar të vitit, në një ceremoni të organizuar në kuadër të shënimit të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

‘Është nder dhe respekt që në prag të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës të shpallim ata që me përkushtim e me dashuri të madhe vijnë në bibliotekë për të lexuar libra’, ka thënë Hyseni.

Për më tepër, ai tha se bibliotekën e viziton shpesh edhe vetë ai, edhe për të lexuar, por edhe për shprehur mbështetjen e Komunës ndaj këtij institucioni.

‘Me rëndësi për mua si kryetar Komune dhe për ne si qeverisje, është që t`ju tregojmë përkushtimin që kemi ndaj bibliotekës, si shtëpi e dijes dhe e të ardhmes”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Kryetari Hyseni ka falënderuar stafin e bibliotekës për punën, përkushtimin dhe shërbimin e mirë dhe të jashtëzakonshëm që japin për lexuesit.

Përndryshe, lexues të dalluar janë shpallur: Diona Shabani, Albana Musliu, Rina Miftari, Bujar Shabani si dhe shkolla ‘Agim Ramadani’ në Zhegër.

Mirënjohjet, atyre ua ka dorëzuar Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.