Uji Dea

Biblioteka e Gjilanit pasurohet edhe me 2483 ekzemplar

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Biblioteka regjionale “Fan S. Noli” në Gjilan këto ditë ka pranuar një donacion nga shtëpia botuese “Koha” dhe “Logos”, prej 618 ekzemplarësh përkatësisht 1865 ekzemplarë librash, që tejkalon vlerën materiale prej 25 mijë eurove.

Asnjëherë që prej shumë viteve Biblioteka “Fan S. Noli” nuk ka pranuar ndonjë donacion më të madh të librave se sa ky i tanishmi që ka ardhur nga këto dy shtëpi botuese.

Me këtë rast Drejtori i Kulturës, Rinis dhe Sportit në Gjilan, Veton Nevzadi, gjatë një vizite që i ka bërë bibliotekës tha se punët në drejtorinë e kulturës janë duke u bërë me përkushtim dhe profesionalizëm. “Jemi duke punuar vazhdimisht që kultura të ec në rrugën e saj të cilën e meriton, sikur që e meriton edhe sporti dhe përkushtimi për rininë”.

Ndërsa ai për bibliotekën dhe stafin menaxherial të saj tha se përkushtimi dhe profesionalizmi i saj e madhështojnë edhe më tutje misionin e saj për një të ardhme të sigurt dhe për një shërbim të denjë për lexuesit. “Biblioteka rajonale ‘Fan S. Noli’ në Gjilan shquhet për profesionalizëm dhe përkushtim të madh, kjo falë angazhimit të drejtorit të saj dhe stafit të tij, të cilët i falënderoj dhe i inkurajoj për punën e mirë që po bëjnë. Krahasuar me vitin paraprak në bibliotekë kemi një rritje prej 400 lexuesve dhe ngritje të performancës në të gjithë sektorët. Si rezultat i kësaj qasje të avancuar kjo bibliotekë ka fituar edhe donacione nga shtëpi të ndryshme botuese, siç ishin këto të fundit. Me këtë rast falënderojmë kompaninë “Koha” dhe “Logos”, për donacionin e dhënë, me të cilin është pasuruar edhe kualitativisht me ekzemplare të ri biblioteka jonë”, përfundoi drejtori Nevzadi.

Uji Dea

Ndërsa, Shefki Osmani, Drejtor i Bibliotekës Regjionale “Fan S. Noli”, tha se ky donacion është me libra nga dy shtëpi botuese që ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe për neve dhe për lexuesit tanë. “Të gjitha këto libra që kanë ardhur si donacion për bibliotekën tonë janë një ndihmë e madhe për lexuesit gjilanas por edhe më gjerë. Librat e pranuara janë të gjitha botime të reja dhe të përzgjedhura, ku nga një apo dy ekzemplar do tu ndajmë edhe komunave rajonale të Vitisë, Kamenicës dhe Novobërdës. Gjithashtu Biblioteka rajonale nga janari-korrik ka pasuruar fondin e saj librar me 5044 ekzemplar, ku prej tyre dhuratë janë 2916 libra ndërsa 2128 janë të blera. Falë ndihmës së kryetarit të Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i cili ka miratuar edhe projektin që do t`i ndihmoj studentët e të gjitha fakulteteve këtu në Gjilan, që kap një vlerë prej mbi 7 mijë euro dhe pritet vetëm implementimi i tij” tha Osmani.

Ai gjithashtu informoi lexuesit dhe të gjithë qytetarët se është duke u përgatitur panairi i librit këtë vit i cili do të jetë vit jubilar i 40 me radhë që do të mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport që do të mbahet në foajenë e teatrit të Qytetit në Gjilan.

Kryetari i Komunës gjithashtu ka mbështetur edhe programin e bibliotekës “Alef 500”, që do të punohet sipas atij programi në bibliotekë që ka një vlerë prej rreth 35 mijë eurove. Gjithashtu ne kemi të regjistruar në formën elektronike të gjitha librat.

Për këtë periudhë janar-korrik kemi 4217 lexues me mbi 28 132 libra të lexuara duke hequr këtu leximet e të përditshmëve. Ndërsa Biblioteka rajonale ka gjithsejtë 168 300 ekzemplar dhe nëse llogariten edhe periodikët, i kalon 200 mijë copë ka thënë Osmani./rajonipress/