FIDANISHTJA

Betohet Kryetari Kadri Rahimaj dhe asambleistët e Kuvendit Komunal në Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kuvendi Komunal në Kamenicë ka mbajtur sot mbledhjen inauguruese.Në këtë mbledhje është betuar Kryetari Kadri Rahimaj, po ashtu janë betuar dhe kanë nënshkruar deklaratën për marrjen e detyrës anëtarët e Kuvendit të Komunës së Kamenicës.

Mbledhjen e hapi asambleisti më i vjetër i Kuvendit Komunal Rabit Dermaku, i cili së bashku me asambleistët tjerë lexuan dhe nënshkruan deklaratën e betimit.

Më pas Kryetari Kadri Rahimaj lexoi deklaratën e betimit.
“Betohem që do t’i kryej detyrat e mija dhe do t’i ushtroj kompetencat e mija si kryetar i Komunës së Kamenicës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem”, ka thënë ai.

Pas mbylljes së mbledhjes inauguruese, ish kryetrari Qëndron Kastrati I ka dorëzuar detyrën e tij kryetari Kadri Rahimaj.

Uji Dea

Kastrati duke uruar kryetarin Rahimaj ka thënë që nuk dyshon në angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të bërë punë të mira.
“Shfrytëzoj rastin ta uroj ty dhe të tjerëve që keni fituar. E di që nuk ka me qenë e lehtë, por nuk dyshoj në angazhimin dhe përkushtimin e juaj. Unë iu kam shkruar edhe një letër dhe aty janë disa çështje për të cilat do të kisha pasur dëshirë që t’i ecni përpara, ndërsa ne nuk hezitojmë edhe t’iu japim sugjerimet tona”, ka thënë Kastrati.

Po ashtu edhe kryetari Rahimaj ka falënderuar ish kryetarin Kastrati duke thënë se punët e mira që janë bërë do të vazhdojnë ende.

“Faleminderit për gatishmërinë tuaj dhe angazhimin katër vjeçar. Besoj që ka qenë sfidë për juve e do të jetë edhe për ne. Punët e mira që janë bërë do t’i vazhdojmë përpara. Në të ardhmen nuk e përjashtoj mundësinë e konsultimeve dhe të hapave konkret për qytetarët”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.