UBT

Beson në rritjen e pagave të mësimdhënësve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, beson se do të ketë edhe një rritje pagash për mësimdhënësit ashtu siç ka premtuar kryeministri Hashim Thaçi.
“Vazhdoj të besoj se do të realizohet. Unë jamë i dëshirës, sepse nëse rriten pagat unë do të jem shumë i disponuar, sepse do të jem i pari i këtij komuniteti”, thekson Ministri.

Për “Epoka e Re” Buja thotë se gjatë vitit 2012 janë shënuar të arritura të shumta në arsim. Si më të rëndësishmen ai e ka vlerësuar Abetaren e përbashkët dhe ratifikimin e vendimeve për dy universitetet publike, të Pejës dhe të Prizrenit.
“Konsideroj se e arritura më e madhe mbetet Abetarja e përbashkët. Kjo abetare ka qenë ëndërra e shumë brezave”, thotë ai.

UBT

Edhe pse thotë se nuk ka përputhje në mes të arsimit profesional dhe tregut të punës, është i bindur se themelimi i Agjencisë për Arsim Profesional do të ndihmojë këtë segment të arsimit. Madje sipas tij synohet të krijohen kuadro edhe për jashtë Kosovës. Ministri Buja duke mohuar përçarjet brenda kabinetit të tij ka premtuar ndërtimin e 27 shkollave të reja./Indeksonline/