UBT

Besnik Hasi flet për gjasat e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikimet për ‘Rusia 2018’

/ 2 minuta lexim
HW

Besnik Hasi flet për gjasat e Shqipërisë dhe Kosovës në kualifikimet për ‘Rusia 2018’ .

Besnik Hasi, trajneri i Legia Warsaws, ka folur për gjasat e Kombëtares shqiptare dhe të Kosovës në eliminatoret për botërorin ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja shqiptare fushatën e eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’ e ka nisur me fitore. Kuqezinjtë e kanë mposhtur Maqedoninë me rezultat 2:1.

Kurse, Kosova ka arritur që në debutimin historik në garat ndërkombëtare të nxjerr një rezultat pozitiv kundër Finlandës, me të cilën luajti baras 1:1.

FIDANISHTJA

Ish mesfushori i Kombëtare shqiptare, në një intervistë për Panorama Sport, ka parashikuar ecurinë e Shqipërisë dhe Kosovës në këtë fushat të eliminatoreve.

“Shqipëria ka një grup të vështirë dhe zor se mund të përsërisë suksesin në Europian. Por, nga ana tjetër, ka më shumë eksperiencë dhe nuk ka asgjë për të humbur. Kjo të ndihmon”, ka deklaruar ai.

“Ndërsa Kosova është një skuadër e re, por me “shkujdesjen” e saj dhe me faktin që dikush mund ta nënvlerësojë, mund të bëjë gjëra të mira dhe të jetë një surprizë e bukur”, ka shtuar Hasi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.