ARKATANA

Besnik Bislimi i Vetëvendosjes: Deklaratat e Lutfi Hazirit nuk çojnë peshë në bisedimet me LDK-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deklarata e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së, vazhdon të marr reagime të shumta nga zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, që është edhe anëtar i grupit punues të LVV në bisedimet me LDK-në, i ka cilësuar të parëndësishme deklaratat e Lutfi Hazirit.

Bislimi tha se Haziri është i lirë ta japë mendimin e tij, mirëpo ai nuk ka peshë në bisedimet që po i zhvillojnë këto dy parti.

‘’Ai mund të thotë çkado mirëpo nuk luan rol të rëndësishëm, nuk çon peshë në bisedimet tona që po i zhvillojmë me LDK-në’’, ka thënë Bislimi për Periskopin.

Ndryshe, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme. Ndërsa ka shtuar se, vendi ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. “Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”.

Uji Dea

Ndaj deklaratës së Hazirit kanë reaguar edhe kandidatja për deputete Albulena Haxhiu dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Boiken Abazi.

Boiken Abazi porosit Lutfi Hazirin: Mos e keqpërdor faktin që Vetëvendosja e ka marrë në konsideratë LDK-në
Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Lufti Haziri nuk bën mirë të mburret e ta keqpërdor faktin që Lëvizja ka vendosur ta marrë partinë e tij në konsideratë”.

Ndërsa, Albulana Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”.

Deklarata e Hazirit dhe reagimet ndaj saj vijnë në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për të krijuar një koalicion të përbashkët qeveritar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.