RCCOLA

Besnik Bekteshi, kalon në basketboll profesional

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kalimi në mesin e kuadrove tona profesioniste është pozitiv për zhvillimin e tij”, ka thënë trajneri i 19 vjeçarit shqiptar

Basketbollisti standard i skuadrës U20 të kombëtares gjermane, shqiptari nga Kosova Besnik Bekteshi ka kaluar në profesionizëm. Talenti 19 vjeçar do të luajë tash e tutje për klubin e bundesligës së basketbollit Neckar Riesen Ludwigsburg.

Ai deri më tash ka kaluar në të gjitha shkallët e programit basketbollistik të Ludwigsburgut dhe para dy vitesh pati debutuar edhe në bundesligë.

Uji Dea

“Është koha për të bërë këtë hap. Kalimi në mesin e kuadrove tona profesioniste është pozitiv për zhvillimin e tij”, ka thënë kryetrajneri Steven Key. Natyrishrt Besniku duhet të mbarojë njëherë shkollimin me sukses. Pastaj ai mund të përqendrohet plotësisht , që, në vitet e ardhshme të bëhet basketbollist profesionist me kohë të plotë”.

Bekteshi ka pasur gjatë muajve të fundit një seri shumë të suksesshme ndeshjesh ndërkombëtare për skuadrën U20 të Gjermanisë, në përgatitje për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Slloveni.