Mobi Casa

Besim Ymeri zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të AKR-ja sot ka mbajtur edhe Kuvendin Zgjedhor të degës në Viti, ku në prani të 270 delegatëve, Kryetar i degës me shumicë votash u zgjodh Besim Ymeri. Besim Ymeri, duke i falënderuar delegatët për përkrahjen, ka premtuar se me qeverisjen e AKR-së në Viti, prioritet do të jetë zhvillimi i bujqësisë dhe nxitja e investimeve të huaja, meqë Vitia posedon kapacitete të mjaftueshme për kultivime bujqësore.

Kuvendin fillimisht e hapi koordinatori i degës Betim Shaqiri, i cili prezantoi punën e degës dhe procesin e themelimit të mbi 16 nëndegëve, Forumit Rinor dhe të Gruas.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet duke zgjedhur edhe Kryesinë 10 anëtarëshe dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët; Betim Shaqiri, Vjollca Sylejmani e Hajrush Hajdari si dhe sekretarin Njazi Ahmeti.

Mobi Casa

Kryetari i sapo zgjedhur, Besim Ymeri, duke i falënderuar delegatët për përkrahjen, ka premtuar se me qeverisjen e AKR-së në Viti, prioritet do të jetë zhvillimi i bujqësisë dhe nxitja e investimeve të huaja, meqë Vitia posedon kapacitete të mjaftueshme për kultivime bujqësore.

Kuvendin në emër të Presidentit Behgjet Pacolli, e përshëndeti edhe Koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili kishte ardhur ti ndjek punimet e Kuvendit të Vitisë, bashkë me Kryetarët e Forumeve, si dhe përfaqësues të tjerë të AKR-së nga qendra. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.