Mobi Casa

Besim Ismaili: Në Gjilan tradita jemi ne!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan, të dielën të gjitha rrugët të dërgojnë në stadium. Drita pas katër xhirove pa humbje dhe fitores si mysafirë kundër Feronikelit është optimiste, atmosfera në klub është shumë e mire lojtarët e tanë janë të motivuar, harmonizuar dhe të etur për fitoren e parë si vendës në këtë edicion dhe besojmë shumë në fitoren e ekipit tonë thotë Besim Ismaili.

Klubi Futbollistik “Drita” nga Gjilani është përgatitur për derbin e javës së V-të, të Superligës së Kosovës që do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan ndërmjet KF Dritës dhe KF Prishtinës.

Besim Ismaili tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë derbi. Zyrtarët e ekipit mysafirë do të kenë vendin e rezervuar, ashtu siç edhe është dakorduar në mbledhjen e fundit të FFK-së me klubet, ku secili klub mysafir duhet të ketë vendin e rezervuar.

Mobi Casa

Në Gjilan, të dielën të gjitha rrugët të dërgojnë në stadium. Drita pas katër xhirove pa humbje dhe fitores si mysafirë kundër Feronikelit është optimiste, atmosfera në klub është shumë e mire lojtarët e tanë janë të motivuar, harmonizuar dhe të etur për fitoren e parë si vendës në këtë edicion dhe besojmë shumë në fitoren e ekipit tonë tha Ismaili.

Qyteti i Gjilanit dhe tifozët më të zjarrtë në rajon Intelektualet e mirëpresin fundjavën me padurim që të shohin dy ekipe me traditë në futbollin e Kosovës.

Mirëpo vlen të theksohet se në qytetin e Gjilanit tradita jemi ne KF “Drita”dhe shpresoj të na përcjell edhe fati, tha nënkryetari i bordit Besim Ismaili./rajonipress/