FITORJA

Besim Ismaili e quan besnik të qytetit trajnerin Musa Selimi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Klubi Futbollistik “Drita” nga Gjilani, ka filluar stërvitjen e parë në krye me trajnerin Musa Selimin.

Kryetari i KF Dritës, Ismajl Rashiti, tregon se janë grumbulluar për të parën herë pas përfundimit të kampionatit dhe është bërë prezantimi i timonierit të ri të skuadrës Musa Selim.

Rashiti tha që neve na mbetet të kryejmë punën tonë, të sigurojmë fondin e lojtarëve dhe Selimit i dëshirojmë fat dhe sukses në punë dhe normalisht i kërkojmë rezultate pozitive për klubin,qytetin dhe tifozët tanë më të zjarrtë në rajon Intelektualët.

Në këtë takim profesori universitar mbajti një ligjëratë me lojtarët dhe i shpjegoi arsyet se pse ai është këtu. Sipas tij arsyeja ishte shumë e thjeshtë: “fjalë pak e punë shumë”.

Është vërejtur disiplinë e madhe gjatë prezencës dhe fjalimit së timonierit të ri Selimit, gjë që është e njohur për sportdashësit kosovarë për qëndrimin, dhe karakterin e Musa Selimit.

Selimi premtoi angazhim maksimal dhe kërkoi mbështetjen nga kryesia e klubit , siguroi që rezultatet do jenë pozitive.

Mobi Casa

Të kujtojmë se trajneri i tashëm i Dritës pas luftës ka fituar disa trofe, tre herë është shpallur trajner i vitit në komunën tone dhe së fundi në vitin 2012 është shpallur trajner i vitit në komunën e Drenasit dhe llogaritet ndër trajnerët më të suksesshëm në regjionin e Anamoravës tha kryetari i bordit Saqip Shala.

Zyrtari i lartë i klubit. Saqip Shala tha se jemi në bisedime me disa lojtarë të spikatur, emrat e të cilëve nuk i bëri të ditur dhe sipas tij me ardhjen e tyre do të luftohet për kreun e tabelës.

Sipas Sedat Pajazitit anëtar i bordit me ardhjen e Musa Selimit në krye të Dritës vërehet një atmosferë e veçantë në klub dhe një siguri e madhe kur e dimë për punën që bënë profesori.

Nënkryetari i bordit të KF. Dritës , Besim Ismaili u shpreh i kënaqur me ardhjen e Musa Selimit , dhe premtoi mbështetje të fuqishme. Ai tha se Musa Selimi i doli besnik Dritës bile mund ta quaj edhe qytetit , në krahasim me disa që shtireshin kinse e kanë Dritën në zemër.

Musa Selimi është treguar një lokalist i vërtet sepse bindëm të refuzoj oferta të ndryshme sidomos nga rajoni, që të kemi në skuadër një profesionist të vërtet dhe një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka patur qyteti i Gjilanit dhe një ndër më të dalluarit në Kosovë ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.