Fundamenti

Besarta e joshi Fidanin me seks për ta vrarë

/ 2 minuta lexim

Fidan Shabi kishte marrë ftesë nga një grua për të bërë seks, por në vend të “kënaqësisë seksuale” ajo i kishte dhënë plumba vdekjeprurës.

Me premtimin për të bërë seks e kishte joshur 28 vjeçarja Besarta Kastrati natën e 2 majit 2012, duke e dërguar në tavanin e një banese ku akuzohet se e kishte vrarë.

Për këtëkrim të cilin e ka marrë përsipër, Besarta Kastrati, e bija e tregtarit të ndjerë të metaleve të çmueshme, Sali Kastrati, ka gjasa që një pjesë të madhe të jetës ta kalojë në burg, nëse vërtetohet në tërësi aktakuza kundër saj për vrasje të Fidan Shabit.

Sipas “Kohës Ditore”, Besarta është akuzuar nga Prokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Ali Uka, për vrasje të rëndë me motiv hakmarrje të paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, vepër kjo e dënueshme deri në 40 vjet burgim.

Hidromorava

Këtë vrasje akuzohet se e ka kryer duke menduar se Fidan Shabi i kishte hedhur bombë të atit të saj, në fillim të vitit të kaluar, i cili kishte vdekur si pasojë e plagëve që kishte marrë nga shpërthimi.

Aktakuzë është ngritur edhe kundër Arian Llukës për veprën penale: ndihmë në kryerjen e veprës penale dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Aktakuza është ngritur në fillim të dhjetorit, derisa paraburgimi i është zgjatur të dyve edhe për dy muaj.

Vrasjen e 20 vjeçarit Fidan Shabi nga Peja e kishte pranuar se e kishte kryer Besarta. Paraprakisht në trupin e tij ishte ushtruar dhunë dhe më pas ishte vrarë me armë zjarri. Besarta. 28 vjeçe, ka thënë se e ka kryer vrasjen e të riut, i cili prej 1 deri më 12 maj 2012 dihej i zhdukur. Pas 12 ditësh ai është gjetur në një banesë të familjes së Besartës.

Motivi, sipas saj, kishte qenë “hakmarrje”, për shkak se i ndjeri Fidan Shabi e kishte dhunuar një vit më parë. Këtë e ka hedhur poshtë prokurori Uka./Indeksonline/