Mobi Casa

Besart Morina i mbetet besnik KF Gjilanit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Mesfushori i ri i Gjilanit, Besart Morina ka vazhduar kontratën me Gjilanin edhe për një vit duke shpresuar se tani e tutje do ti jepet rasti ta tregoj potencialin e tij futbollistik.

Morina i cili gjatë stinorit të kaluar u paraqit më tepër nga banka rezervë e “bardh e kuqëve” të Gjilanit kërkon që nga ky stinorë të paraqitet titullarë për sukseset e reja të klubit të tij të zemrës.

23 vjeqari Besart Morina ka vazhduar kontratën me Gjilanin edhe për një vit i vetëdijshëm se do të ketë konkurrencë, por siç thotë ai tani është koha ime dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum.

HW

Morina konsiderohet një talent mjaftë i mirë i futbollit ai nga mosha 10-të vjeçare kishte filluar stërvitjet e para me Gjilanin duke i kaluar të gjitha kategoritë e reja dhe tani të gjithë presin nga ai të tregoj më të mirën.

“Jam i lumtur që kam arritur kontratë të re me Gjilanin, jam fëmijë i këtij klubi do të punoj shumë të jem në njëmbëdhjetshën e parë, jemi skuadër cilësore me individë të mirë në skuadër ndërsa kemi edhe trajnerin e duhur për suksese të reja të klubit”, shprehet Morina.

Morina ka bërë të ditur se Gjilani në këtë stinor do të ketë një tjetër fytyrë nga stinori i kaluar.
“Ky stinor do të jetë ma i veçantë do të kemi futbollist më të talentuar dhe njihemi ndermes vete, me pak fat do të jemi në pjesën e epërme të tabelës këtë e meriton klubi i Gjilanit si për nga futbollistët, njëashtu edhe nga struktura udhëheqëse e klubit të cilët punojnë në mënyrë profesionale dhe shpresoj se sukseset nuk do të mungojnë”, ka bërë të ditur mesfushori, Besart Morina./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.