United Hospital

Besar Halimi nënshkruan me klubin nga kategoria e tretë në Gjermani

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Besar Halimi është rikthyer sërish në futbollin gjerman.

Mesfushori kosovar ka nënshkruar me Hallescher, që bën gara në kategorinë e tretë në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

“Besar Halimi do të na ndihmojë dhe do të na bëjë më stabil me përvojën dhe kreativitetin e tij. Me 28 vjet ai është në moshën më të mirë për futboll dhe përfundimisht dëshiron të dëshmohet sërish në Gjermani. Jemi të lumtur që kemi angazhuar një lojtar të statusit të tij”, u shpreh drejtori sportiv i këtij klubi, Thomas Sobotzik.

Halimi së fundmi ishte pjesë e skuadrës Apollon Smyrnis, në kategorinë dytë të futbollit grek.

Uji Dea

Ai është aktivizuar edhe te Riga në Letoni, si dhe te Brondby në Danimarkë.

28-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Gjermani, duke luajtur për skuadrat si Sandhause, Mainz, Frankfurt – teksa ka qenë pjesë e të rinjve te Stuttgartit, Nurembergut e Nurnbergut.

Besar Halimi numëron 32 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.