Besar Halimi fantastik, shënon gol në fitoren e Frankfurtit
Besar Halimi është njeriu i momentit te skuadra e njohur gjermane FSV Frankfurt, që bënë gara në Bundesliga 2.
Mesfushori fantastik i Përfaqësueses së Kosovës, ka arritur të shënoj edhe golin e dytë me fanellën e FSV Frankfurtit, ku kësaj radhe ndaj Greuther Furthit.
Frankfurt ka arritur të shënoj fitoren e parë pas katër ndeshjeve të luajtura në Bundesliga 2.
Besari ishte titullar në këtë sfidë të fituar 2-0 nga Frankfurti në fushën e Greuther Furthit, dhe shënoi në minutën e 27-të.
Mesfushori i huazuar në FSV Frankfurt nga Mainz 05, ishte në fushë deri në minutën 79-të për tu zëvendësuar nga Kruska, ndërsa goli i tij në këtë takim ishte i dyti në dy ndeshjet e fundit pasi javë më parë shënoi edhe ndaj Karsluher.
Në këtë takim titullar dhe i plotë për Frankfurtin ishte edhe Fanol Perdedaj, ndërsa Edmond Kapllani ishte në bankën rezervë, ndërsa te Furthi u aktivizuan Veton Berisha dhe Jurgen Gjasula që luajtën 60 minuta. /Telegrafi/


