Besa Hoxha Krasniqi: Jemi gati për punë me dinjitet
Gjilan – Besa Hoxha Krasniqi kandidate e LDK-së për këshilltare komunale në Kamenicë ka kërkuar votën dhe përkrahjen e qytetarëve me arsyetimin se është gati për punë me dinjitet, për maturi dhe me përvojë e ndjenjë ndaj qytetarëve.
Lexojeni të plotë postimin e Besa Hoxha Krasniqit adresuar qytetarëve
Të dashur qytetarë të Kamenicës,
Familjarë e miq të nderuar,
Jemi gati për sfida të reja dhe e kërkoj përkrahjen tuaj për LDK-në, për kandidatin për kryetar të Kamenicës, z.Shaip Surdulli, e kërkoj përkrahjen tuaj për mua, delegate e ardhshme e Kuvendit të Komunës. Jemi gati për punë me dinjitet, për maturi dhe me përvojë e ndjenjë ndaj qytetarëve, me LDK-në e para!
Me ndjenjën më të lartë të konsideratës për JU, ka shkruar Besa Hoxha Krasniqi./rajonipress/


