Besa Goga me një përvojë të duhur synon të marrë përgjegjësi në Asamblenë Komunale
Gjilan – Besa Goga është magjistër e Farmacisë e punësuar ne QKMF në Ferizaj dhe është kandidate e LDK-së për Asamble Komunale me numër 24. Gjatë rrugëtimit tim në proceset edukative dhe të karrierës sime, unë kam krijuar përvojat e duhura për të marrë përgjegjësit dhe të ballafaqohem me sfidat që janë breng dhe preokupim i komunitetit thotë ajo në adresimin e saj drejtuar qytetarëve.
Besa Goga pos që ka një përvojë të mirë profesionale ajo është e përkushtuar që të marrë detyra shtesë në fushën e politikës me të vetmin qëllim që të ndihmojë qytetin e saj dhe qytetarët ferizajas.
Synon të jetë në Asamblenë Komunale me të vetmen dëshirë që ta përfaqësojë më denjësisht komunitetin shëndetësor në institucionet komunale.
Lexojeni të plotë postimin e Besa Gogës
Të dashur Qytetar të Komunës Ferizajt, familjar, miq, koleg të nderuar punonjës Shëndetësor si dhe ju koleg bashkëpartiak!
Ferizaj ka të ardhme, Ferizaj ka shpresë dhe gjithsesi ka djem dhe vajza të lëmive të ndryshme profesionale, në integritet dhe pjekuri për të punuar dhe quar qytetin e Ferizajt përpara.
Unë nënshkrova kandidimin tim për mandatin e parë si Asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajit e nominuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pasi besimi që më është dhënë nga nëndega e -II-të, Kryesia e LDK-së, si dhe Kryetari, Muharrem Svarqa e falënderoj shumë që kandidojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
Gjatë rrugëtimit tim në proceset edukative dhe të karrierës sime, unë kam krijuar përvojat e duhura për të marrë përgjegjësit dhe të ballafaqohem me sfidat që janë breng dhe preokupim i komunitetit.
Po ashtu kam nderin dhe kënaqësinë që më ipet mundësia që të përfaqësoj komunitetin Shëndetësor si e vetmja Magjistër e Farmacisë e nominuar nga LDK në Asamble Komunale. Unë Zotohem të jem një përfaqësuese e denjë në këtë detyrë dhe ç’doher të punoj për të mirën e qytetarëve të Ferizajt.
Për mua është një sfidë dhe përgjegjësi jetësore për kërkesat e qytetarëve të Ferizajit. Do të jetë zëri im ne Kuvendin Komunal, zëri i qytetarëve të Komunës sime ka shkruar Besa Goga./rajonipress/


