RCCOLA

Besa Baftiu në krye të Grupit të Grave të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit duke u bazuar në rregulloren e këtij grupi në takimin e mbajtur sot ka bërë ndërrimin e kryesisë, ku kryesuese të re ka zgjedhur Besa Bahtiun dhe zëvendës kryesuese Selvete Shurdhanin.

Jehona Hyseni ish/kryesuese e këtij grupi ka falënderuar anëtaret për përkrahjen dhe kontributin e tyre që kanë dhënë deri më tani për avancimin e pozitës së gruas në shoqëri.

Ajo ka premtuar se do të vazhdoj të jep kontributin e saj dhe do ta përkrah kryesin e re dhe grupin. Gjithashtu ka bërë thirrje që edhe në të ardhmen të punojnë ashtu të bashkuara pa dallime partiake, sepse vetëm kështu mund t`i realizojmë objektivat e grupit.

Besa Baftiu kryesuese e GGKGJ-se ka falënderuar anëtaret e grupit për besimin e dhënë dha ka thënë se si kryesuese së bashku më anëtaret e këtij grupi do të angazhohemi në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri në të gjitha sferat e jetës që të përfaqësohemi në mënyrë të barabartë me burrat ngase profesionalizmi, maturia dhe reflektimi pozitiv nuk kanë dimensione gjinore.

Fundamenti

Edhe zv/kryesuesja Selvete Shurdhani falënderoi anëtaret e grupit për besimin e dhënë dhe premtoi se do të jap kontributin me të vetmin qëllim për të përmirësuar pozitën e gruas në Gjilan dhe në përgjithësi në vendimmarrje.

Përkrahje dhe mbështetje të mëtutjeshme për kryesin e re dhe grupin kanë dhënë edhe anëtaret si: Saranda Bllaca, Shpresa Kurteshi, Drita Klaiqi, Vjollca Matoshi, Florina Jerliu, Adelina Berisha, Hanumshahe Rexhepi, të cilat u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë që femra të jetë e përfaqësuar në institucione komunale.

Takimi është mbajtur nën monitorimin e përfaqësuesit të OSBE-se./rajonipress/