UBT

Bernë: Vdes shqiptari në ndeshjen zinxhirore

/ 1 minutë lexim

Në ndeshjen e rëndë zinxhirore që ka ndodhur pasditen e të martës në Utzenstorf ka humbur jetën një shqiptar. Tragjedia ka ndodhur kur makina në të cilën ndodhej ai, mbeti e ngujuar në mesin e dy kamionëve. Në po këtë aksident janë lënduar dhjetë persona të tjerë.

Tre personat që gjendeshin në veturën e ngujuar kanë pësuar lëndime të rënda, njëri prej tyre është ende në rrezik jete, njofton policia kantonale e Bernës.

Fundamenti

Ata është dashur t`i nxirrnin nga makina ekipet e specializuara për ndihmë. Ndërkohë, njëri nga të lënduarit ëshjtë liruar nga spitali.

Rruga në të cilën ka ndodhur aksidenti, ka qenë e bllokuar për disa orë.(albinfo)