Eko Higjiena

Bernard Berisha shkëlqen në fitoren e Akhmat Groznyt

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Akhmat Grozny ka arritur një fitore të madhe në Kupën e Rusisë, ndaj Krasnodarit.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi nga Kosova, Bernard Berisha.

Berisha shënoi dy gola në fitoren prej 2-1 të Akhmatit.

Në fakt, serinë e golave e kishte hapur Krasnodar, me një gol të shënuar nga Cordoba.

RCCOLA

Me të inkuadruar në minutën e 63-të në ndeshje, Berisha gjeti golin në minutën e 66-të.

Gjashtë minuta më vonë, ai shënoi nga pika e bardhë, për të kompletuar rikthimin.

Për Bernard Berishën kjo është ndeshja e parë që nga lëndimi i rëndë i pësuar në gusht të vitit 2024.

Akhmat Grozny me këtë fitore është kualifikuar në fazën tjetër të kupës ruse./GazetaExpress/