BERLUSCONI I VDEKUR, ‘ËNDRRA E ITALIANËVE’

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Berlusconi i vdekur, “ëndrra e të gjithë italianëve”. Por fatmirësisht (apo fatkeqësisht) bëhet fjalë vetëm për një vepër arti e ndërtuar në silikon dhe e ekspozuar pak metra larg pallatit Chigi në Romë.

Sytë e mbyllur, një buzëqeshje e ngrirë në fytyrë, me kokën të mbështetur në një jastëk, me dorën e djathtë mbi një buletin fotosh personale dhe dorën e majtë brenda pantallonave të zbërthyera. Ndoshta ish-kryeministri italian e ëndërronte ngritjen e një monumenti për të, por sigurisht jo në këtë formë.

Uji Dea

Vepra e realizuar nga Antonio Garullo dhe Mario Ottocento (çift artistësh homoseksualë të martuar në Amsterdam në vitin 2002) është pagëzuar prej tyre me emrin “Ëndrra e italianëve”, (Il sogno degli italiani) dhe jo pa shkak. Titulli është shqiptuar nga vetë Berlusconi gjatë një bisede telefonike pas zbardhjes së tabulateve gjatë hetimit të skandalit për festat e çmendura të organizuara prej tij me vajza të reja. Gjatë një telefonate vetë “Kavalieri” thotë: “vdekja ime është ëndrra e italianëve”. (tch)