Bërllokun e mbulon bora, por përgjegjësinë kush do ta mbulojë?
Gjilan – Gjilani evropian vazhdon të shndërrohet në një qytet gërmadhë ku dominon bërlloku kudo, mbeturina të përcjellë me qentë endacak në çdo lagje, rrugët e papastra dhe trotuaret shkret nga bora e akulli. Qytetarët thonë se do ta hedhin bërllokun para dyerve të kryetarit.
Ashpërsohet dimri, ashpërsohet jeta e gjilanasve, ashpërsohen dhe egërsohen qentë endacak. Gjilani evropian po merr pamje të zymta dhe e tërë kjo vije nga papërgjegjësia e institucioneve komunale për të menaxhuar me mirëmbajtjen e mbeturinave dhe të rrugëve.
Qytetarët të cilët tashmë e kanë humbur durimin thonë se nëse deri të shtunën nuk zgjidhet ky problem mbeturinat do t`i shkarkojnë para zyrës së kryetarit.
Hamiti një banor në lagjen e tetë(8) tha se ky veprim e bënë totalisht të papërgjegjshme komunën dhe kompaninë. “Kësmet bërllokun kam me ja dërgue Lutës sepse unë i paguaj të gjitha shërbimet komunale” tha ky qytetar.
Edhe shoqëria civile ka paralajmëruar një reagim për ta vetëdijesuar pushtetin komunal i cili nga vetëkaneqësia ka rënë në gjumë të thellë dimëror./rajonipress/





