RCCOLA

Bërllogu akoma nuk është hequr nga disa rrugë të qytetit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Tash e gati dy muaj, punëtorët e “Ekohigjenës” nuk duken në një pjesë të qytetit, ku mbeturinat apo bërllogu i qytetarëve nuk është hequr akoma nga trotuaret e rrugës. Është fjala “Rruga e Kumanovës”, tek Restorani “Bujana”, në rrugën e parë, ku mbeturinat e disa shtëpive të kësaj lagje, që janë afër marketit “Buci” rruga ka varret e qytetit, akoma nuk u është hequr bërllogu nga trotuaret e rrugës.

Qytetarët reagojnë, flasin, intervenojnë e ankohen, por askush nuk ua qan hallin e tyre. Ata e ngrejnë zërin tek kompania në fjalë, por zëri i tyre mbetet i shurdhër për faktin se, kanë rënë në gjumin e rëndë të kësaj kohe të vështirë.

Ndërsa, bërllogu i mbledhur i qytetarëve tash e gati dy muaj gjendet tek dyert e tyre pa u hequr nga kompania në fjalë.

Fundamenti

Dhe, ajo që na u duk si ironike është fakti se, dje makina e kësaj kompanie u gjend para marketit “Buci”, ku tre punëtorët e saj ishin strukur brenda makinës dhe pinin lëngje pa pasur “dert” se duhet hequr bërllogun në fjalë që ishte jo më larg se 25 metra largësi. Kur i pyetëm, përse nuk e heqin bërllogun e kësaj pjese, ata reaguan duke thënë se, për këtë pjesë është e obliguar një mjet tjetër (traktor), i cili është dashur ta largojë me kohë bërllogun nga trotuari i rrugës.

Pra, fjala e autorit të këtyre radhëve nuk erdhi në shprehje fare tek punëtorët, të cilët kishin dalë ta mbledhin bërllogun nëpër rrugët e qytetit, Gjilanit, por që nuk e prishën “qefin” e tyre brena në makinën e kësaj kompanie. Pyesim: a ka pushtet apo drejtori që merret me këtë “veprimtari”, e cila do të duhej të interesohet për mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit?!

Në anën tjetër, faktura për pagesë ishte varur në dyer të hyrjes për bërllogun e pahequr nga trotuari i kësaj pjese të rrugës së Kumanovës, e cila gjendet në rrugën e parë përfundi “Bujanës” ka pjesa e qytetit./tefik selimi/rajonipress/