Eko Higjiena

Berlini i kthehet Asociacionit Drafti i BE-së është i mirë, duam që Kosova ta marrë e ta çojë në Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar sot në Prishtinë ku edhe ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Draftit të BE-së që i është dorëzuar Kosovës.

Sarrazin ka thënë se Kosova ka një Draft që i është dorëzuar nga miqtë dhe partnerët dhe se sipas tij, është një Draft i mirë. Sarrazin ka thënë se Gjermania dëshiron që Kosova ta marrë këtë Draft dhe ta procedojë për në Gjykatë Kushtetuese, meqë kjo do t’i hapte rrugë Kosovës për në Këshill të Evropës.

“Ju keni një draft që është shkruar nga BE-ja dhe partnerët dhe miqtë tuaj e që është një draft i mirë. Ne duam që ju ta merrni këtë draft. Unë mendoj që ju mund ta bëni, edhe nëse politika ndryshon apo jo, por në fund iu dërgon juve në Këshillin e Evropës nëse e çoni në Gjykatën tuaj Kushtetuese”, ka thënë Sarrazin.

Sarrazin ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë ekziston Marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër dhe se për të njëjtën ka një plan implementimi. Emisari gjerman ka thënë se hapi i radhës i planit të implementimit është dërgimi i Draftit të BE-së në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

FITORJA

“Ne kemi një marrëveshjeje në Ohër dhe po ndjekim planin e implementimit të kësaj marrëveshje. Dhe hapi tjetër në këtë plan implementimi është të ecet përpara me këtë Draft të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai, raporton Express.

Politikani gjerman ka thënë se është çështje e vullnetit politik nëse Kosova do të bëjë përparim sa i përket themelimit të Asociacionit.

“Qeveria e Kosovës për një kohë të gjatë s ‘prezantoi një Draft, prandaj ne e prezantuam. Kjo është gjendja. Në këtë moment është çështje e vullnetit politik nëse shkohet përpara ose jo”, ka shtuar Sarrazin./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.