RCCOLA

Berisha vendos shpejtë, Fulham opsion

/ 1 minutë lexim

Etrit Berisha i ka ditët e numëruara te skuadra e Kalmarit. Ai ka paralajmëruar se brenda këtij muaji do do të largohet nga ekipi suedez.

Ai po synon që gjatë kësaj vere të gjej skuadër të re, pasi dëshiron që nga transferimi i tij të përfitoj edhe Kalmari, me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij viti.

“Unë dua që Kalmar të fitoj diçka nga unë, kështu që tani unë jam duke punuar së bashku me klubin. Brenda dy jave do ta marrim një vendim”, ka thënë Berisha për gazetën suedeze Expressen.

Uji Dea

Ai ka konfirmuar edhe një here se skuadra nga Premierliga mbetet ende opsion për transferim.

“Fulham është një ekip i madh, por unë dua të shikoj mundësin më të mirë për mua para se ta marr hapin e radhës”, ka theksuar ai.