Berisha titullar ndaj Livornos
Portieri prishtinas, Etrit Berisha pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen e radhës me skuadrën e tij Lazio, e cila do të jetë mysafire e Livornos së papërshtatshme. Faqja zyrtare e kryeqytetasve kanë publikuar listën e lojtarëve të ftuar.
Për këtë ndeshje është rikthyer edhe kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, pas suspendimit. Në bankën rezervë pritet të jetë edhe portieri i ri Thomas Stakosha.
Lazio nuk ka gëzuar formë aspak të mirë këtë edicion, ku tani është në vendin e nëntë në tabelë me 49 pikë të tubuara.
Shumë më keq i ka punët Livorno, që është i 19-ti me 25 sosh dhe me gjasa reale që të bie nga Serie A.

