United Hospital

Berisha: Thaçi në asnjë negociatë për Kosovën, pa shkuar në Hagë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke cilësuar argat i Beogradit.

Në një intervistë në RTV Ora News, Berisha tha se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.

Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.

KKVITI

“Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty. Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat”.

“A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiq me të. A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiq: ‘Mbylle mos fol’! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar. Tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiqin’, tha Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.