RCCOLA

Berisha: Takimi i Prizrenit, në ditën kur Enveri shpalli RP të Shqipërisë!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në Facebook mbledhjen mes qeverisë së Shqipërisë dhe asa të Kosovës. Berisha shkruan se mbledhja ishte një akt modest në përmbajtjen e tij.

“Të dashur miq, sot në një hotel të Prizrenit u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhje të këtij lloji janë një praktike e civilizuar në disa rajone të Evropës. Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq të përshëndesim këtë akt, ndonëse modest në përmbajtjen e tij, dhe çdo akt tjetër të bashkëpunimit të gjithanshëm ndër shqiptar si një interes jetik për shqiptarët dhe i dobishëm për bashkëpunimin në rajonin tonë”, ka shkruar Berisha në postimin e tij.

Uji Dea

“Takimi i parë apo mbledhja e përbashkët e dy qeverive u mbajt në qytetin e Prizrenit, djepin e idealit kombëtar të shqiptarëve. Por, 11 janari është një datë që nuk ka asnjë lidhje me idealin e Prizrenit. Ajo është e dënuar edhe me ligje e në mënyrë të parevekoueshme nga historia e kombit shqiptar. Me 11 janar të vitit 1946, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftës shpalli Republikën Popullore (Orwelliane) të Shqipërisë që do faktohej si forma e regjimit më mizor të shtypjes, persekutimit, izolimit të shqiptareve në tërë historinë e tyre”. /Telegrafi/