Berisha sqaron të ardhmen

Portieri shqiptar i cili aktivizohet te Lazio, Etrit Berisha ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga kryeqyteti italian pasi ka një kontratë me klubin.
“Unë kam një kontratë me Lazion dhe kam ndërmend ta respektoj atë”, deklaroi portieri nga Kosova, transmeton “Calciomercato”.
“Ardhja në Itali ishte një hap i rëndësishëm për mua. Unë nuk jam i zhgënjyer nga minutazhi i vogël në Lazio ngase konkurrenca na ndihmon shumë për t’u rritur”, shtoi portieri i Kombëtares Shqiptare.
“Por, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi ish-portieri i 2 Korrikut.
Berisha e ka humbur vendin e titullarit dhe është përfolur se mund të largohet nga klubi kryeqytetas.