KKGJILAN

Berisha shënon gol të bukur ndaj Unitedit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas humbjes shokuese të javës së kaluar, Manchester United regjistron fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri David Moyes. United mposhti skuadrën A-League AllStars, skuadër në të cilën ishte pjesë edhe Besart Berisha.

United e dominoi ndeshjen dhe nuk la aspak hapësira për Australianët të cilët lojën e bazuan në kundërzbritje. Besart Berisha ishte autor i golit të vetëm për skuadrën e tij ndërsa për United nga dy gola i shënuan Lingaard, Wellbeck dhe një Robin van Persie.

UBT

Në 20 minutat e fundit të ndeshjes u inkuadrua edhe talenti tjetër shqipëtar Adnan Januzaj, i cili kishte një rast tejet të mirë në sekondat e fundit të ndeshjes kur e goditi shtyllën. Në fund A-League AllStars 1:5 Manchester United.