Berisha: Salihi shënoi golin e fitores dhe ogurin e fitores së 23 qershorit

Tiranë – Kryeministri Berisha përgëzoi fitoren e kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen me Norvegjinë, duke vlerësuar lojën e Hamdi Salihit, i cili shënoi golin e fitores dhe Besard Berishës, që mbrojti portën duke ruajtur rezultatin. Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri e cilësoi fitoren e kombëtares si një ogur për fitoren e të djathtës më 23 qershor.
“Fitore! Salihi shënoi Fitoren. Berisha e garantoi atë. Të dashur miq! Në Oslo, lojë dhe fitore e merituar dhe dinjitoze e kombëtares sonë. Salihi shënoi golin e shkëlqyer të fitores së ekipit tonë dhe ogurin e fitores së 23 qershorit. Berisha tigër ne porte, garantoi fitoren historike të ekipit tonë më 22 mars, ditën e bardhë të demokracisë. Urime Salihit, Berishës, te gjithë skuadrës, kapitenit, trajnerit të saj për këtë fitore dinjitoze dhe të merituar që na bëri krenar dhe zbukuroi kaq shumë ditën tonë të parë të demokracisë. Gezuar! sb”,- shkruan kryeministri në “Facebook”.