Uji Dea

Berisha rrëfenjëz: Dita ime e Verës në Paris!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tiranë – Për Ditën e Verës, kryeministri Berisha ka treguar një rrëfenjëz, se si e festonte ai në fëmijëri, ndërsa sjell ndër mend një gjellë me këmbët e pastermasë, tradicionale në zonën e tij, të cilën ia servirën edhe në Francë. Këtë rrëfenjëz kryeministri e ka postuar në faqen e tij në Facebook.

Fundamenti

“Në fëmijëri ne e festonim shumë Ditën e Verës. Për një javë rresht me moshatarët e mi mblidhnim dëllinja dhe shkurre, ngrinim një mullar sa më të lartë me to dhe më datë 6 prill (Dita e Verës në Tropojë) në darkë ndiznim zjarrin gjigand, vraponim nëpër tymin e tij dhe më vonë, kur na e mbante, edhe mbi prushin e tij. Gjella tradicionale e shijshme e asaj nate gatuhej me këmbët e pastermasë që thaheshin gjatë dimrit dhe ruheshin vetëm për atë darkë. Një ditë, 34 vjet më parë në Paris, tek prisja autobuzin, befas profesori me të cilin punoja ndali makinën dhe më ftoi të shkonim direkt për drekë në shtëpi. E shoqja, ndonëse e panjoftuar, na priti me shumë njerëzi. Shtroi drekën dhe rastisi që kishte gatuar këmbë pastermaje, kuptova se i serviri pak e sikletosur, por kur unë i tregova se këmbët e pastermase ishin gjella më e ndëruar në festën tonë me të lashtë ajo nuk e përmbajti gëzimin. Kjo ishte dita ime e Verës në korrikun e vitit 1979 në Paris. Gëzuar”, përfundon rrëfenjëza e kryeministrit.(BW)